Ra aksidentalisht në kanalin vaditës/ Ndërron jetë 51 vjeçari në Krujë
Një 51 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë. Sipas policisë, bëhet fjalë për 51 vjeçarin Ylli …
Kanali 7...
19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për vendin nga data 1 janar deri më tani.
Krahasuar me një vit më parë, kemi një ulje të vrasjeve. Për pjesën e parë të vitit 2021 janë shënuar 36 ngjarje kriminale me 39 të vdekur.
Ndërkohë që shifrat tregojnë një ulje të krimeve të rënda, ndryshe paraqitet raporti për zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.
Për këtë vit, nga 19 vrasje, 10 janë zbardhur dhe 9 ende janë nën proces hetimi, ku policia nuk ka gjetur prova apo të dhëna për ti orientuar drejt identitetit të vrasësve, aq me pak, të porositësve.
Në këtë kategori përfshihen krimet më të rënda, ku dyshohet se kemi të bëjmë me përplasje bandash apo ekzekutime mafioze, në të cilat përdoren metoda të reja të sofistikuara.
Qershori mban numrin më të lartë të krimeve duke numëruar deri më tani 6 viktima. Sa i takon qarqeve, Shkodra është në krye të listës. Për këtë vit në qytetin verior janë shënuar 5 vrasje.
Më pas renditet Tirana me 4 të tilla e ndërsa Fieri numëron 3 të vdekur. Qarqet që nuk kanë shënuar asnjë viktimë deri më tani janë Elbasani, Kukësi, Dibra dhe Gjirokastra.
Zotimi i policisë është që për këtë vit të kemi më pak se 50 vrasje.
Një 51 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Krujë. Sipas policisë, bëhet fjalë për 51 vjeçarin Ylli …
Policia ka dhënë detaje nga arsenali që u kap ditën e sotme në Yrshek. Në një noftim, policia bën …
Anisa Kostani, policja e Elbasanit që u bë e njohur për shkak se mbante si kafshë shtëpiake një gjarpër ka …
Krimi vijon të trondisë vendin. Në 8 muajt e fundit janë regjistruar mbi 40 atentate. Vetëm në 12 orët …
Është zbuluar një depo me municione luftarake, armë dhe snajper në zonën e Yrshekut në Tiranë. Sipas burimeve në …