Kanali 7...

Golfi përplaset me shtyllën e ndriçimit, vdes 30 vjeçari

Një 30 vjecar humbi jetën në orët e para të mëngjesit si pasoje e një aksidenti në Durrës.

 

Sipas informacionit te policise, rreth orës 02:07, në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi A. B., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, ka humbur kontrrollin e mjetit.

 

Përplasja me shtyllën e ndriçimit rrugor ka qënë fatale dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.