Kanali 7...

GREQIA DO T’I TREGOJË TIRANËS “RRUGËN E HAGËS” PËR (MOS)MARRËVESHJEN E 12 MILJEVE

Nikos Meletis/ Gazetar Liberal.gr

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dhendhias, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë nesër, të martën, me qëllim heqjen e ngërçit që ka lindur në zgjidhjen e mosmarrëveshjes për caktimin e zonave detare midis dy vendeve, me palën greke të gatshme për të diskutuar hartimin e një referimi të mosmarrëveshjes në Hagë.

Sipas informacionit, në një të ardhme të afërt Greqia do të zgjerojë zyrtarisht ujërat territoriale greke në detin Jon në Tainaro, siç është njoftuar tashmë në 12 milje, ndërsa propozon që, nëse përsëri haset pamundësia e përparimit në bisedimet dypalëshe me udhëheqjen politike shqiptare, fillimi i negociatave për hartimin e një deklarate të përbashkët për referimin e ndryshimit të demarkacionit të zonave detare të dy vendeve të realizohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Është një opsion që padyshim nuk do t’i kthejë Greqisë shtrirjen e zonave detare që i atribuohen marrëveshjes së anuluar nga Shqipëria në 2008, por vlerësohet se është opsioni i vetëm që mund të mbyllë një bllokim historik me Shqipërinë. Vendimi i gjykatës ndërkombëtare do të bllokojë ndikimin turk mbi këtë çështje, si dhe do të vendosë në “dridhje” diplomacinë greke, pas dy marrëveshjeve për caktimin e kufijve të Zonës Ekskluzive Ekonomike (me Italinë dhe Egjiptin) dhe zbatimin praktik të zgjedhjes së bashkëpremtuar për referim në Hagë. 

Një gjë të tillë Greqia ia ka kërkuar dhe propozuar edhe Turqisë për të paktën 45 vitet e fundit.

Pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, pas një apeli nga lideri i atëhershëm i opozitës, Presidenti i Partisë Socialiste dhe Kryeministri aktual Edi Rama, anuloi Marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria Berisha me qeverinë Karamanlis për shënjimin e detit.

Qeveritë greke është e përkushtuar për të filluar dhe veçanërisht për të përfunduar negociatat të cilat rezultuan në ngërç, gjë që kishte të bënte me situatën anormale politike në Shqipëri por edhe me “angazhimin” e qeverive shqiptare për të kërkuar një zgjidhje që do të lëvizte brenda kornizës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fakti që vitet e fundit Gjykata Kushtetuese nuk ekziston dhe nuk është ngritur si organ dhe veçanërisht fakti që korniza e vendimit të vitit 2009 pasqyroi plotësisht pozicionet turke në interpretimin e Ligjit të Detit, e bëri të pamundur arritjen e progresit. 

Edhe bisedimet Bushati-Kotzias, të cilat duket se kanë gjetur mënyra për të kapërcyer problemet në negociata, u përplasën në “murin” e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me kushte që në fund Greqia nuk mund t’i pranonte.

Nikos Dendias do të ketë kontakte me Edi Ramën dhe do të kërkojë të takohet me të gjithë udhëheqjen politike shqiptare, ndërsa Shqipëria marshon për zgjedhje në pranverë në një klimë të tensionuar politike, ku çështja e marrëdhënieve me Greqinë dhe caktimi i zonave detare do të jenë në zemër të polemikave.

Edi Rama është në drejtim të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të re me Greqinë. Sidoqoftë, një rol kryesor luhet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili është shfaqur si një udhëheqës jozyrtar i opozitës dhe institucionalisht mund të kërkojë mënyra për “bisedime të shkurtra” me Greqinë.

Argumenti i rëndësishëm për forcat politike shqiptare është se një Marrëveshje me Greqinë do të heqë një problem të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe (natyrisht gjithmonë do të mbetet çështja e minoritetit) dhe do të jetë një vendim i një organi gjyqësor ndërkombëtar i cili ka prezumimin e objektivitetit dhe gjithashtu mbizotëron mbi çdo vendim të një Gjykate Kushtetuese.

Dhe padyshim që referimi në Hagë gjithashtu i shërben Edi Ramës (ose ndonjë udhëheqësi tjetër shqiptar në krye të Shqipërisë në atë kohë) pasi ai nuk mund të akuzohet për “shitje” të interesave të vendit të tij, pasi do të jetë një vendim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas të dhënave nga fazat e mëparshme të negociatave, nëse vija e mesme do të zbatohej plotësisht, atëherë rreth 115 km katrorë e zonës detare do të jenë në Greqi dhe 124 km katrorë në Shqipëri.

Sidoqoftë, elementi i rëndësishëm është që çdo thirrje në Hagë të vendoset pas shtrirjes së ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje. që do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e Zonës Ekskluzive Ekonomike në të cilën Greqia do të ushtronte të drejtat sovrane, bëhet një zonë bregdetare greke ku Greqia ushtron sovranitetin e plotë.

Sigurisht, ky zhvillim nuk do të jetë i këndshëm për Turqinë, pasi jo vetëm që do të shohë që Greqia arrinn sukses dhe kapërcen pengesat (që ajo vetë paraqiti) për caktimin e zonave detare me vendin e tretë nga gjashtë kufijtë e saj detarë, por që edhe në këtë rast zbatohen parimet e Ligjit të Detit dhe ndiqet dispozita themelore e referimit të mosmarrëveshjes në Hagë.

Dhe gjithashtu Turqia nuk do të jetë aspak e lumtur me zgjerimin e pjesshëm dhe gradual të ujërave territoriale Greke në 12 milje deri në Tainaro, i cili është hapi i parë për të përmbysur një politikë që nga viti 1995 ishte pranuar në heshtje, se Turqia me “casus belli” për Egjeun kishte të drejtë në zonat detare të Greqisë edhe atje, ku nuk kishin kufij të përbashkët.