Kanali 7...

Greqia Veriore përfshihet nga moti i keq, rrugë dhe banesa të përmbytura

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq, i cili ka shkaktuar përmbytje të shumta.

Në Selanik dhe Kalkidiki trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona.

Rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur. Gjithashru lumi Anthemountas është tejmbushur, duke përmbytur aeroportin e Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut. Mësohet se shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen gjatë ditës së sotme.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji. Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës.