Raporti për kanabisin/ Meta: Shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre në nivelet më të larta shtetërore
Presidenti Ilir Meta ka regaura lidhur me raportin e bërë publike nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe …
Kanali 7...
Edhe një herë tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se zgjidhja e problemit që kanë naftëtarët e Ballshit i takon kompanisë private. Megjithatë, gjatë një konference për gazetarët, Rama sqaroi se nga ana e qeverisë po negociohet për të gjetur një zgjidhje.
“E kam dhënë një përgjigje timen, mendoj që kjo është një marrëdhënie kapitaliste, nuk është marrëdhënie me shtetin. Përsa më takon, po bëj gjithçka që të gjej një zgjidhje, por deri tani nuk e kemi një zgjidhje. Nuk kemi mundësi ta zgjidhim atë problem nëse nuk kemi një fuqi që e merr përsipër nga pikëpamja private. Është një kompani private. Të gjitha çfarë kemi bërë kanë qenë përpjekje ekstra për të ndihmuar ata njerëz. Nëse nuk do t’i ndihmonin, nuk do të gjendeshin në këtë situatë pas 7 vjetësh, por do të kishin 7 vjet në këtë situata. Unë i mirëkuptoj, por forma të tilla të protestës nuk janë të nevojshme për mua sepse s’kam nevojë të shoh njerëzit në grevë që të sensibilizohem për ta. Me ndihmën e Zotit ndoshta e zgjidhim shpejt dhe më pas do të jap të gjitha detajet.”
Këtë të martë u shënua dita e 16-të e grevës së urisë së naftëtarëve. Ndërsa kolegët e tjerë u përleshën me policinë sot në tentantivë për të hyrë në bashki sepse sipas tyre, rafineria është e tyrja.
Presidenti Ilir Meta ka regaura lidhur me raportin e bërë publike nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe …
Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas raportit të publikuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe …
Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit të kupolës drejtuese të policisë në Elbasan për vrasjen e Pjerin …
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kryetar i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dhomës …