Kanali 7...

Grevistët refuzojnë Ramën: Gratë e ngujuara nuk e ndërpresin protestën

Gratë naftëtare  kanë hyrë në ditën e tetë të grevës në Ballsh, teksa gjendja e tyre shëndetësore duket e rënduar.

 

Pas thirrjes së kryeministrit, Edi Rama  një ditë më parë  për të ulur në tryezën e bisedimeve, gratë thonë se nuk do të dalin nga greva. Ato i kërkojnë Ramës të shkojë vetë në ndërtesën, ku po zhvillohet greva,  për të parë situatën e tyre.

 

“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë se po nuk morëm 13 pagat e apeluara në Gjyq. Të vijë këtu të shikojë gjendjen tonë dhe të negociojmë këtu. Kaq nuk zgjatem më sepse skam fuqi”

“Te vi kryeministri këtu te na shoh se ne çfare gjendje jemi, neve nuk do dalim nga greva pa marre rrogat tona.”

 

Grevistët theksojnë se ata nuk duan të bëjnë presion qeverisë, por të marrin vetëm  pagat  e tyre të prapambetura.

 

“Neve nuk po bëjmë presion, asnjë lloj presioni jemi këtu vetëm për te kërkuar 13 pagat te cilat i kemi fituar me gjyq.”

“Jemi shume te zhgënjyer me këtë situate , jemi këtu nate e dite dhe do qëndrojmë deri sa te marrim rrogat.

 

Punëtorët e rafinerisë së Ballshit  paralajmëruan se do te dalin nga greva vetëm kur të marrin një zgjidhje.