Kanali 7...

Gruaja ndërroi jetë nga i ftohti/ Baçi i revoltuar: U largua nga jeta “e ndihmuar” nga këta hajdutë

Deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar pasi një grua humbi jetën në Fier nga i ftohti në mungesë të energjisë elektrike.

 

Baçi përmes një statusi në Facebook, shkruan se për ngjarje të tilla ka përgjegjësi çdo kush që është pjesë e jetës publike.

 

“Qofsh e parajsës zonja Liljana, banore në Ferras të Fierit!

Ndjesë që nuk mundëm dhe nuk mendemi të ndikojmë sado pak në ndryshimin e kësaj situate dhe kësaj gjendje të krijuar nga ky regjim i vendosur nga kjo qeveri e korruptuar dhe opozitë e kapur!

 

Në kushte të mjerushme, pa asnjë ndihmë, nga shteti, e braktisur nga bashkia, largohet nga jeta e “ndihmuar” nga këta hajdut, duke i prerë energjinë elektrike, për disa ditë vonesë në pagesë!

 

Nuk është rasti i vetëm, nuk është rasti i parë, janë dhe shumë të tjerë, në situata të tilla, në gjendje të tillë dhe askush, nuk interesohet, askush nuk shqetësohet, askush nuk mban përgjegjësi!

 

Heshtin institucionet, hesht shteti, hesht bashkia, heshtin të gjithë!

Heshtim dhe ne , ne opozita, jo në fakte, opozita është në hall, flet opozita, ka hallin, e vulës, ka hallin e godinës, ka hallin të quhet opozit i duhet një vërtetim nga gjykata dhe ta njoh Rama për të tillë, ka hallin e marrëveshjes dhe pjesës së fitimit të saj!

Ndjesë sinqerisht ndjesë, qofsh e parajsës zonja Liljana, banore e fshatit Ferras në Fier, lamtumirë bashkëqytetare e vuajtur dhe pa asnjë përkrahje!

 

Në raste të tilla, në ngjarje të trishta, ka përgjegjësi çdo kush që është pjesë e jetës publike dhe kur ngjarje si këto, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme dhe kur nuk ke asnjë hapsirë dhe mundësi të ndryshosh diçka apo të parandalosh ndodhi të tilla, ndihesh vërtet keq!

Në qoftë se dorëheqja, nga funksionet publike që natyrisht të ngarkojnë me përgjegjësi kur i mban, do të sillte, ndryshim dhe sensiblizim të të pa ngopurve dhe të pa përgjegjshmëve, që janë përgjegjës për ngjarje të tilla, unë personalisht do ta konsideroja…është shumë e rëndë dhe turpëruese të jesh si ju!”, shkruan Baçi.