Kanali 7...

Gruaja vdes pasi kaloi 17 orë në të ftohtë

Një grua ngriu për vdekje pasi ra nga biçikleta e saj dhe pas aksidentit, qëndroi për 17 orë në të ftohtë. Jacqueline Parsons, 56 vjeçe, u gjet në Hull të Anglisë nga një qen i rastësishëm, edhe pse dy policë po e krëkonin.

 

Ngjarja ndodhi rreth një vit më parë, por së fundmi hetimet kanë zbuluar shkakun e vdekjes së saj. Sipas autoriteteve, gruaja vdiq si rezultat i hipotermisë sepse temperatura e trupit të saj kishte rënë nën 35 gradë Celcius, në një nga netët më të ftohta të vitit.

 

Po ashtu, gjykata zbuloi se ndikim në vdekjen e saj ka patur edhe konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi i kyçit të këmbës nga aksidenti. Doktorët thanë se nëse Jacqueline do të ishte gjetur në kohë, temperature e trupit do të ishte ende e lartë dhe do të ishte shpëtuar.

 

Malcolm Cuthbert, i fejuari i 56-vjeçares, tregoi se ajo kishte dalë me biçikletë rreth orës 9 të mëngjesit dhe u shqetësua kur nuk u kthye në shtëpi.

 

“U zemërova kur nuk u kthye në shtëpi. Sa më shumë kalonte ora, aq më shumë mendoja se ajo ishte dehur diku sepse njihej për ‘pasionin’ e saj për të pirë alkool. Mendova se ajo do të kthehej pasi t’i kalonte pija dhe e lash derën hapur. Kur nuk e pash në shtëpi, dola me makinën time për ta kërkuar sepse u shqetësova. Më pas dëgjova në televizor lajmin e një grua rreth të 50 ishte gjetur e vdekur. Atëherë njoftova policinë.”

 

Ai bën me faj policinë pse nuk e gjeti në kohë të fejuarën e tij, ndërsa pranon se vetë nuk i njoftoi autoritetet kur u shqetësua nga humbja e saj. Hetimi për këtë rast vazhdon.