Kanali 7...

“Hajnia premton se do të heqë çdo taksë”/ Bujar Nishani: Opozita do të heqë çdo hajdut!

Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi pas premtimeve të kryeministrit Edi Rama se do të heqë taksën për biznesin e vogël dhe për naftën për fermerët. Përmes një postimi në “Facebook”, Nishani akuzoi Ramën se këto premtime po i bën pasi i vodhi shqiptarët për shtatë vjet.

 

“Sot pas 7 vitesh grabitjeje rilindja na premton se ; “do të heqim taksën për atë, do të heqim taksën edhe për këtë, do të heqim dhe këtë taksë, do të heqim çdo taksë, do të jeni pa asnjë taksë,…..”. Pasi sajoi lloj lloj taksash, pasi rriti çdo taksë, pasi i rropi lëkurën shqiptarëve përmes taksave dhe jotaksave, sot pas 7-të vitesh torturimi të shqiptarëve hajnia dhe mashtrimi ordiner premton se do të heqi çdo taksë 😂!”

 

Bujar Nishani garantoi se kur opozita të vijë në pushtet, do të largohet çdo hajdut. Sipas tij, në këtë mënyrë hiqen edhe taksat.

 

“Opozita ka vetëm një premtim paraprak të thjeshtë:  Qeverisja e re do të heqi çdo hajdut, kudo është. Do të heqë grabitësin dhe mashtruesin nga zyra kryeministrit ! Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e ministrave! Do të heqë grabitësit dhe mashtruesit nga zyrat e tatimeve, doganave, hipotekave, universiteteve, spitaleve, tokës, detit dhe ajrit të shqiptarëve. Pas kësaj, taksat skandaloze dhe rrjepëse bien vetë!”

 

Më herët, opozita ka akuzuar Edi Ramën se këto premtime i bën duke qenë se jemi në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021.