Kanali 7...

Haradinaj zbulon bisedën e fundit me Metën: Ja projektet kombëtare

Ndërsa në Tiranën zyrtare diskutohej mbledhja e përbashkët e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Presidenti Ilir Meta vizitoi Kosovën, ku zhvilloi një takim me Ramush Haradinajn.

 

Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ky i fundit u shpreh se kërkoi ndërtimin e linjës hekurudhore, Kosovë-Shqipëri, pasi do ta ndihmonte shumë ekonominë e dy vendeve.

 

“Vizitat janë të mira, sidomos në prag të festave të Nëntorit, porositë janë të mira, se janë për mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për liri, për Pavarësinë e Shqipërisë, për çlirimin e Kosovës, pra përgjithësisht ishte për porosi kombëtare, afrimin e së dielës dhe përafrimi i aspektit të ndërsjelltë, unë veçova disa tema që ikam të vazhdueshme. Është me fat edhe një herë që kemi Rrugën e Kombit, iniciativë e atëhershme e z. Berisha, shtytësi i këtij projekti kaq të madh kombëtar. Tani i kam kërkuar kryeministrit Rama dhe Presidentit çështjen e hekurudhës Kosovë-Shqipëri. Do ta ndihmojë shumë ekonominë tonë. Imagjinoni, dy vende që kanë gjithë këtë kufi dhe nuk kanë një linjë hekurudhore të përbashkët, edhe armiqtë e mëdhenj kanë një linjë hekurudhore, për shkak se është interes jetik, i ekonomive, i të gjitha zhvillimeve, edhe sigurisë në fund të fundit. Dhe është shumë e nevojshme që të arrihet deri te vendimi i të dyja qeverive, por më vjen mirë që ka lëvizje. Është po ashtu me aq rëndësi, çështja e mbrojtjes së përbashkët, tashmë bota nuk është aq e sigurt, nuk është aq stabile. Shqipëria është anëtare e NATO-s që është një garancë e madhe, Kosova ka një mbikëqyrje të NATO-s, mirëpo një marrvëshje e përbashkët e mbrojtjes së ndërsjelltë, mbrojtjes ushtarake, mund t’i avanconte edhe më larg bashkëpunimin ushtarak të Kosovës dhe Shqipërisë, do të ishte më lëgjitim. E ka shumë më shpejt aftësimin ushtarak, se neve do na duhet ta fillojmë nga e para. Shqipëria ka njerëzit, ka institucionet ushtarake, ka mjetet, dhe Kosova mund të jetë e dobishme gjithashtu. Çështja e nënshtetësisë shqiptare do të ishte me vlerë, nxjerrja e një ligji që mund taa dëshmojë origjinën e vetë. Ta zëmë, një çifut nga Izraeli nëse vërteton se origjinën çifute, ka të drejtën e nënshtetësisë. Ata e kanë me nen mbajtjen e përkatësisë etnike edhe fëmijët e tyre. Ata janë të lidhur shumë edhe me përkatësinë fetare. Po edhe te ne, ne kemi parametrat tonë, një shtet shqiptar përmes një dekreti të tillë që çdokush në glob të kishte te drejtën e nënshtetësisë. Do të ishte një ngjarje e bukur do t’i ndryshonte shumë parametrat, pra sidomos edhe për ata që kalkulojnë shqiptarët si të fragmentuar, të dobët, me interesa të ndryshme dhe të marrin parasysh faktin që janë një. Mund të jenë mbi 10 milionë shqiptarë me të drejtë nënshtetësie. Pse të mos hapë një proces ambasada e Shqipërisë me bashkëpunu me ambasadën e Kosovës që çdo shqiptar që e ka origjinën shqiptare të mund të ketë nënshtetësi.”