Kanali 7...

Harron bombolën e gatimit ndezur, i digjet shtëpia që sapo e kishin blerë

Një banesë është përfshirë nga flakët,mesditën e kësaj të premte në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se hyrja në katin e dytë të një pallati është e një çifti bashkëshortës të cilët sapo e kishin blerë.

Zjarri sipas burimeve është shkaktuar nga një pakujdesi e gruas së kësaj familje e cila kishte ndezur bomblën e gatimit dhe kishte dalë jashtë.

Bombola ka marrë flakë ndërsa ka qënë e pamundur ndërhyrja e gruas pasi kishte harruar celsin brënda.

Ka mjaftuar disa minuta më vonë nderhyrja e zjarrfikses nëpërmjet dritares për të bërë të munduar shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.