Kanali 7...

Hera e dytë brenda dy javëve/ Rritet sërish çmimi i naftës

Çmimi i karburanteve në treg ka shënuar rritje me gati 25%. Këtë të hënë një litër naftë në pikat e tregtimit me pakicë u shit me 170 lekë nga 166 lekë që ishte në fillimit të muajit.

Ky është shtrenjtimi i dytë brenda dy javëve i karburanteve në vend. Rritje është vërejtur edhe tek benzina, si edhe tek gazi.

Tendenca e rritjes së çmimit lidhet me tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi nafte tashmë ka arritur në 78 dollarë. Me lehtësimin e kufizimeve të pandemisë ka një rigjallërim të kërkesës në mbarë globin, çka për rrjedhojë pritej të shoqërohej me çmime të reja.

Gjatë vitit pandemik të 2020 çmimi i naftës preku rekorde historike ku u shënuan edhe vlera negative, duke mos justifikuar as koston e prodhimit. Një tendencë e tillë, e kushtëzuar edhe nga masat kufizuese të pandemisë, bëri që edhe në tregun tonë çmimet e karburanteve të pësonin rënie, ku një litër naftë arriti deri në 150 lekë.

Në çdo rast tregu ynë ruan pozicionin e vendit më të shtrenjtë në Ballkan e më gjerë sa i përket çmimit të tregtimit të karburanteve. Ky sektor mban një peshë të konsiderueshme të taksave që aplikon qeveria.