Kanali 7...

Hiqen taskat e naftës për fermerët/ Rama: Jo për fushatë, por për t’i dhënë mbështetje bujqësisë

Qeveri i rikthehet premtimit shumëvjeçar dhe të pambajtur, për t’i dhënë fermerëve naftë pa taksa.

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi skemën e re, ku fermerët që punojnë token do ta marrin karburantin, pa akcizë, pa taksë qarkullimi dhe pa taksë karboni. Efekti pritet të jetë 50% më lirë, ndërsa kushtu për ta përfituar do të jepte pajisja e femrmerëve me nipt me një kartë të posaçme.

 

“Gjithçka do të jetë online, të dhënat do të grumbullohen në bazë të një programi në një tablet për të cilën ka filluar puna nga Ministria e Bujqësisë. Duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm, nafta, kaburanti për prodhimet bujqësore do të jepet falas pa akcizë, pa taksën e karbonit, pa taksën e qarkullimit. Kur them falas, kini parasyh që sasia kompensuese e çmimit për sasinë e tokës së punuar do të jepet nga shteti. Nuk do të ketë nevojë fare as për merr e ço, ço fatura, etj., që kanë hapur probleme në skemat e të shkuarës, duke e bërë skemë korrupsioni. Me teknologjinë dhe me këtë skemë ne faktikisht u japim fermerëve që të mos kenë asnjë ngarkesë burokrsatike. Thjesht kanë niptin, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, mbi këtë sasi bëhet kalkulimi për naftën që duhet. Sasia që do të harxhojë për barrën 50% mbi çmimin do të jepet falas.”

 

 

Edhe pse një premtim i tillë ishte parashikuar që të gjente zbatim në mandatin e parë të qeverisë Rama, kryeministri argumentoi se kjo vonesë  lidhet me mundësitë dhe kushtet e ekonomisë. Ndonëse skema nis zbatimi nga viti a ardhshëm zgjedhorë, kryeministri shprehet i sigurt se, rezultati i zgjedhje nuk varet nga vendime të tilla

 

Lehtësimi nga barra e taksave të karburantin që përdorin fermerët është një masë që i vjen në ndihmë sektorit. Sipas të dhënave sot fermerët shpenzojnë rreth 90mln dollarë në vit për karburantin. Deri më tani nafta pa taksa aplikohet vetëm tek peshkimi dhe tek serat me ngroje.