Kanali 7...

Huaja për rrugën Vlorë-Orikum/ Denaj i përgjigjet Metës: Po interpreton në mënyrë të gabuar

Pas debatit të krijuar për fondet për projektin e rrugës Vlorë-Orikum, ministrja e Financave, Anila Denaj, ju përgjigj presidentit Ilir Meta.

 

Në një konferencë për mediat, Denaj tha se Meta ka në dorë dy shkresa për huanë, por refuzon të japë autorizimin sepse po bën interpretim të gabuar.

 

“Presidenti i Republikës është informuar me dy shkresa për huan. Në lidhje me termin negocim dhe arsyet e ndryshimit. Nuk bëhet fjalë për marrjen përsipër të një detyrimi financiar të ri jashtë parashikimeve buxhetore dhe termave financiare të rialokuara më parë. Ky është rialokim i siguruar më parë pas një marrëveshjeje. Ajo që kërkohet të arrihet është që me një fond të negociuar sipas parashikimeve kushtetuese, të realizohet një projekt infrastrukturor në të njëjtën vend. Nuk do të ndryshojë as shuma, as afati. Kjo dakordësi me kompaninë, i hapi rrugë punës. Ku qëndron kundërshtia me Kushtetutën? Në germë? Në qëllim apo frymë? Ai është lehtësisht i lexueshëm, pasi është nevojë për të rritur investim instrastrukturor. Procedura është ligjore. Sqarojmë zyrën e presidentit se vetëm për kushtet e projektmarrëveshjes, nuk janë dakord me kushtet bazë të një marrëveshje të tillë, vetëm në këtë raste ngrihet grupet negociatore. Presidenti për të mbështetur arsyet e refuzimit të kërkesës së autorizimit të plotfuqishmërisë interpreton në mënyrë të gabuar. Ngre akuza për mashtrim, kundërshtim me Kushtetutën, akuza të panevojshme sepse nuk është ky qëllimi i qeverisë dhe ministrisë së Financave.”