Kanali 7...

Hunter Biden “zhytet” ne skandale/ I zbulohen video seksuale me vajza të mitura

Disa fakte të reja kanë dalë në skenë nga skandali që ka përfshirë djalin e kandidatit për president të Amerikës, Hunter Biden. Laptop-i i Hunter Biden, zbuluar disa ditë më parë, përveç e-maileve të gjetura ku tregonin bashkëpunimin e Joe Biden dhe djalit të tij me qeverinë ukrainase dhe atë kineze, përmban edhe pamje të skenave seksuale të Hunter me vajza të mitura.

Avokati i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rudy Giuliani, ka deklaruar në një intervistë për median amerikane Newsmax, se dokumentet e reja të zbuluara i janë dorëzuar policisë së shtetit të Delaware.

Dokumentet përfshijnë edhe mesazhe të shkëmbyera midis Hunter Biden dhe babait të tij, të cilat kanë në përmbajtje të tyre abuzime me vajza nën moshë.

Avokati i Trump vazhdoi të argumentojë se babai i Hunter duket se nuk ka bërë asgjë në përgjigje të mesazheve shqetësuese. Sipas Giuliani, kanë kanë kaluar 3 vite dhe asgjë nuk është bërë në lidhje me këto mesazhe apo më këto vajza të pambrojtura.

RUDY GIULIANI

AVOKAT I PRESIDENTIT TË AMERIKËS

Kjo iu dërgua nënkryetarit. Çfarë bëri ai për këtë? Kanë kaluar tre vite. Ne jemi shumë të shqetësuar për faktin se këto vajza të mitura nuk ishin të mbrojtura.

Nga Departamenti i Drejtësisë së Delaware, nuk ka asnjë reagim në lidhje me këto materiale të dorëzuara, pasi politika e tyre e brendshme nuk i lejon të prononcohen pa konfirmuar më parë vërtetësinë e materialeve. Ndërkohë Departamenti i Drejtësisë, ia ka referuar çështjen FBI-së.

Materialet e zbuluara disa ditë më parë nga gazeta amerikane New York Post, u censuruan nga platformat e mediave sociale si Twitter apo Facebook, nën argumentin se nuk ishin të verifikuara.

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka denoncuar raportimin e gazetës New York Post, duke e konsideruar si një fushatë shpifjeje kundër djalit të tij.