Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?
Njeriu mund të jetojë tri minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm tri ditë pa marrë lëngje, thotë …
Kanali 7...
Nisa Sofiya Aksongur e njohur për rolin e “Ova” në filmin hit botëror “Mrekullia në qelinë numër 7” ishte e ftuar ekskluzive në “Vizioni i Pasdites”, ku rrëfeu më tepër mbi veten dhe punën e saj. Për herë të parë për televizonet shqiptare, Nisa Sofiya shprehu kënaqësinë e të punuarit me një aktor si Aras Bulut Iynemli, si dhe çfarë e lidh me Shqipërinë.
“Ja kemi kaluar shumë bukur. Kemi pasur momente të bukura si në film, por dhe ndërmjet pushimeve nga skena në skenë.”
E pyetur nga Evi Reçi se si ndihet tashmë që ajo është e njohur ndërkombëtarisht, Nisa tha se është shumë e lumtur. Por ajo shtoi se në fillimet e famës ndihej pak çuditshëm.
“Kur dalë në rrugë njerëzit më njohin e më thërrasin ‘Lingo Lingo’. Të gjithë ma thonë, dhe kur më njohin më përshëndesin ‘Lingo Lingo’.”
Shqipëria nuk është e panjohur për vogëlushen 9-vjeçare. Ajo thotë se jo vetëm e njeh vendin, por dëgjon muzikë nga artistë shqiptarë. Ndër artistët e saj të preferuar është Tuna. Nisa e mbylli intervistën e saj me një përshendetje për fansat shqiptarë, dhe një mesazh për të gjithë fëmijët që duan të bëhen aktorë si ajo:
“Unë i dua shumë fansat e mi shqiptarë dhe I puth nga larg. U them fëmijëve se nëse vërtetë duan të bëhen aktorë nuk duhet të dorëzohen.”
Njeriu mund të jetojë tri minuta pa oksigjen, 30 ditë pa ushqim, por vetëm tri ditë pa marrë lëngje, thotë …
Dashi Nuk këshillohet të ndryshoni rrjedhën e zakonshme të jetës dhe mbi të gjitha të përfshiheni në aventura financiare, pasi …
Mes diellit, klorit, ujit të kripur dhe erës, vera mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për flokët tuaj. Por, cila …
Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është të pini shumë lëngje gjatë vapës. Megjithatë, nuk mjafton vetëm të …
Ngjitja e çumçakëzit në rroba është një ndër gjërat më të bezdisshme me të cilat mund të përballohet një njeri. …