U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Korçë
Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të …
Kanali 7...
Teksa i biri i tij është në kërkim për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj dhe babait të tij, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së dielës, ish-punonjësi i Policisë Arben Hasanaj, i bën thirrje djalit të tij 19-vjeçar që të dorëzohet.
Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, kujtojmë se dy familjet Hasanaj nuk kanë lidhje mes tyre, dhe arsyeja që shtyu të riun drejt atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake mbetet ende mister.
I ati i tij, Arben Hasanaj, që ka shërbyer dhe vetë si efektiv në Policinë e shtetit, i bën thirrje të riut që të dorëzohet, dhe kujtdo që ka dijeni për vendndodhjen e tij, ta raportojë atë pranë familjes.
“Thirrje publike! Drejtuar djalit tem, Ilirianit te dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. I lutem çdo njeriu qe din apo ka dieni te me njoftoje. Baba i jot te pret nje ore e me pare kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt”, shkruan i ati i Ilirianit.
Reagimi i Hasanajt është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij, por derimë tani nuk ka informacione për vendodhjen e të riut, që ditën e ngjarjes nuk ka vepruar i vetëm. Sipas Policisë, ai ka qenë me një tjetër person në ditën kur ka kryer atentatin me motor, dhe personi tjetër është duke u identifikuar.
Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të …
Shtohen kontrollet nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë përdoruesit e …
Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. …
Një 69-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. …
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …