Kanali 7...

I dha 20 euro policit të rrugore, arrestohet shqiptari nga Kosova

Një 28-vjeçar nga Kosova është arrestuar, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Ngjarja është regjistruar në autostradën Milot-Morinë ku gjatë patrullimit  policia ka konstatuar dhe ndëshkuar 38 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të cilat janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë kontrolleve është evidentuar dhe ndëshkuar edhe një rast i tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë Rrugore, për t’iu shmangur masës administrative dhe konkretisht në Fushë Milot, punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar një parakalim të gabuar nga një drejtues automjeti duke rrezikuar përfshirjen në aksident rrugor.

Gjatë momentit që punonjësit e Policisë po i kontrollonin dokumentacionin dhe po i komunikonin shkeljen dhe masën administrative drejtuesit të mjetit “Audi”, shtetasit  Gj. T., 28 vjeç, banues në Kosovë, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu dhënë një kartëmonedhë 20 euro.

28-vjeçari i arrestuar do të përgjigjet, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.