Kanali 7...

Ilir Meta: Kush prek votën pas 25 prillit, ti pritet dora

Ashtu siç kishte njoftuar që në 3 tetor, ditën kur në Parlament u votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Ilir Meta i ktheu ato për rishqyrtim. Jo vetëm kaq, por ai është drejtuar më 21 tetor Komisionit të Venecias për marrje opinioni.

Në 81 faqet e argumentimit, publikuar të premten, por që është firmosur një ditë më parë, Ilir Meta është kujdesur edhe për detajet, veç përmbajtjes.

 

Ndryshe nga të gjithë dekretet e mëparshme të kthyera prej tij, në dokument bie në sy simboli i shqiponjës, vendosur në faqen e parë të argumentimit. Por vetëm pak minuta pasi dekreti u bë publik, Kreu i Shtetit i ndodhur në Miras te Devollit, ka komentuar mbi të dhe mbi të gjitha arsyet.

 

ILIR META

Populli kërkon paqe, kërkon qetësi, kërkon integrim evropian dhe këto nuk mund të arrihen kurrsesi pa patur një reflektim, po flasim në plan afatshkurtër, të parlamentit aktual për këtë kthim dhe për këtë ftesë për reflektim që ka bërë presidenti. Unë shpresoj që ata të lexojnë, të thellohen, të reflektojnë, pastaj e thash edhe njëherë Presidenti është në në të njëjtën gjatësi vale me popullin shqiptar. Presidenti dëshiron të ketë zgjedhje mes forcave të ndryshme politike, në rast se do të kemi një këmgëngulje për të prishur zgjedhjet dhe për ti vendosur Shqipërisë një mur në rrugën e saj të integrimit evropian, sigurisht që presidenti do të jetë me të gjithë popullin”

 

Kreu i shtetit ka shkuar dhe më tej, duke artikuluar një masë mesjetare për ata që vjedhin votat.

 

 

ILIR META

Kush prek një votë, ti pritet dora, si në mesëjetë, meqë dënimin me vdekje e kemi të ndaluar
 

 

Meta e ka cilësuar sekt, Rilindjen, kur ka argumentuar akuzat për dhënien e shtetësisë shqiptare.

 

ILIR META

Rilindja, se nuk doja ta përmendja fjalën Rilindje këtu në korccë, sekti, këta vetëm këtë punë kanë, shpifje, propagandë. Nëse Presienti nuk do të përdorite procedurën e posaccme, zonja Besa Shahini, nuk do të kishte marrë akoma shtetësinë me procedurat e Ministrisë së Brendshme

 

Por Meta u pyet dhe mbi dërgimin e çështjes se detit me Greqinë, në gjykatën ndërkombëtare, ku ka lënë të kuptohet se me ke ishte konsultuar Edi Rama.

 

ILIR META

Nuk është konsultuar me mua por do të jetë konsultuar me ndonjë President këtej vërdall, se nuk e ka marrë vesh që Presidenti i Shqipërisë është një dhe vetëm një, Ilir Meta