Kanali 7...

Infektohen mësues, edukatore, avokatë, ekonomistë e zjarrfikës në Berat

Edhe sot shifrat e të infektuarve me Covid-19 kanë njohur rritje në të pesta bashkitë e qarkut të Beratit. Në bashkinë e Kuçovës janë konfirmuar pozitive 3 punonjës të administratës, ndërkohë që edhe në gjimnazin e këtij qyteti 3 mësuese rezultojnë të infektuara.

 

Në qytetin e Skraparit një efektiv i policisë, një mësues dhe një shofer administrate u konfirmuan pozitivë. Mes 12 rasteve të reja në Berat regjistrohen: mësues, edukatore, punonjës të OSHE-së e zjarrëfikëses, avokat dhe ekonomist. Pas infektimeve të para dy ditëve brenda institucionit të OSHE-së, sot edhe 2 punonjës të tjerë janë konfirmuar pozitivë.

 

Edhe në Repartin Zjarrëfikës në Berat është hapur një vatër e re infeksioni, ku një punonjës ka rezultuar pozitiv. Të infektuara me koronavirus janë edhe një edukatore dhe një mësuese në fshatin Lumas. Mes të infektuarve të sotëm në Berat regjistohen edhe një avokat dhe një ekonomiste.