Biden nënshkruan ligjin për kontroll të armëve
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kanali 7...
Ish-ministri i Jashtëm në Partinë Socialiste, Kastriot Islami ka kritikuar kryeministrin Edi Rama sa i përket menxhimit të krizës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Në një lidhje direkte në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Islami e cilësoi kreun e qeverisë një mashtrues që e përdor politikisht pandeminë, duke iu shkelur të drejtat qytetarëve.
Sipas tij, “mburrjet” e Kryeministrit për përballimin e kësaj situate të vështirë, janë të turpshme.
“Duhet të jesh i ndershëm me shifrat. Konkluzioni është ky: nuk është virusi që i vdes njerëzit, por vdesin nga pasojat që krijohen nga virusi. Njerëzit me imnunitet të ulët priren për t’u infektuar më lehtë. Kryeministri nuk mund të dalë e të mburret që “unë i shpëtova jetën shqiptarëve”, ky është turpi më i madh. Në botë vdesin 12 milionë vetë nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërkohë që kanë vdekur 1 milionë deri tani. Sërish, është shifër shumë më i vogël sesa sëmundjet kardiovaskulare. Edhe në Shqipëri është i njëjti raport: janë 12 mijë veta që vdesin në vit dhe 4000-4500 nga tumoret. Edi Rama mashtron gjatë gjithë kohës për menaxhimin e kësaj krize. Për më tepër është akuzuar se e përdor këtë fazë për të rritur autoritetin e tij politik, duke dhunuar të drejtat e njeriut.”
I pyetur lidhur me vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskave me detyrim edhe në ambientet e hapura, Islami e sheh plot dyshim marrjen e këtij vendimi pikërisht tani, në një kohë kur kulmi i pandemisë është tejkaluar.
“Rama shpeshherë thoshte mos i mbani maskat se nuk ju siguron, e tani kalon në ekstremin tjetër: vendos masa policore dhe masa me vendim të njëanshme. Shqiptarët janë më të varfërit në Evropë dhe ndër më të varfërit në botë. Maska kushton. Është e mira që të mbrohen, sepse ky virus është i vërtetë, pavarësisht ekzagjerimeve dhe konspiracioneve. Në Shqipëri ka një tendencë për të luajtur me shifrat. Vdekjet mundohen që të jenë të ulëta.”
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …
Gjimnazi “Sami Frashëri” është gati për vitin e ri shkollor në shtator. Një shkollë më e madhe se ajo që …
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel kishte në fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe …