Kanali 7...

Ish-veteranët e UÇK përplasen me policinë në Prishtinë

Qindra Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë protestuar para kuvendit në Prishtinë, duke kundërshtuar miratimin në parim të Projektligjit për pagën minimale, pasi invalidët dhe familjet e dëshmorëve nuk janë përfshirë.

 

Protesta u përshkallëzua në përplasje. Tubuesit arritën të thyejnë kordonin e policisë dhe të futen në oborrin e parlamentit, ku po diskutohej për Fondin e kursimeve të pensioneve.

 

Protestuesit hodhën gurë në drejtim të pjesëtarëve të policisë, ndërsa tentuan të thyejnë edhe dyert e Kuvendit.

 

Ndërkohë në shenjë solidarizimi, partitë opozitare kanë bllokuar zhvillimin e e seancës plenare.

 

Deputetet e Partisë Demokratike dhe aleancës për ardhmërinë e Kosovës goditën tavolinat, duke lëshuar thirrje pro “UÇK-së”.

 

ARBEN GASHI

SHEFI I GRUPIT PARLAMENTAR TE LDK-së

 

“Unë propozoj në emër të LDK-së që të ndërpritet trajtimi i ligjit për pagën minimale, të fillojë urgjentisht diskutimi me grupet e interesit dhe të mbërrihet një kompromis lidhur me këtë çështje. eshtë e padinjitetshme, e pandershme dhe e paarsyeshme që veteranët e luftës të trajtohen në këtë mënyrë, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike”

 

Projektligji parashikon rritjen e pagës minimale në 250 euro neto, nga 130 që është aktualisht, ndërsa veteranet nuk janë përfshirë. Këta të fundit aktualisht paguhen me 170 euro në muaj.