Kanali 7...

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 42-vjeçari turk

Policia Kufitare ka arrestuar një shtetas turk, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në pranga perfundoi 42-vjeçari me iniciale I.E.

Autoritetet  gjermane kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”,  për veprën penale “Trafik droge.

Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimin në Gjermani.