Kanali 7...

Itali/ Po udhëtonin me motor, vdes 22-vjeçari shqiptar, e dashura në gjendje të rëndë

Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident me motor në Itali.

Viktima është identifikuar si Rikardo Kahuqi. Ai ishte duke udhëtuar së bashku me të dashurën në momentin kur u përplasën me një kamion, duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.

E dashura e shqiptarit ndodhet në spital, në rrezik për jetën.

Autoritetet italianë po punojnë për shkakun e aksidentit.