Kanali 7...

“Jemi drejt falimentimit”/ Basha poston videon e pronarit të furrit: Plani ynë zgjidh gjithçka

Lulzim Basha postoi videon e një qytetari në vështirësi pas hapjes së furre buke, video të cilen e shoqëron edhe me një mesazh:

 

Njerëzit kanë nevojë për mbështetje sot! Plani ynë ndihmon çdo shqiptar në vështirësi. Koha nuk pret!, shkruan Bashan në rrjetet sociale.

 

 

Pronari i furrit Bardhi Leka:

 

Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion lekëshin e vjetër që nuk ka problem. Ne e premë dhe na futën në skemën e TVSH-së pastaj. Në 2018-ën, në prill të 2018-ës, na futën në skemën e TVSH-së. Aty pastaj filluan dhe ranë të gjitha gjërat përtokë. Erdhi këtu i pari, erdhën këtu të gjithë tatimet, ke kalu këtë, ke kalu atë. Na futën me TVSH. Këtu tani është vetëm për mbijetesë o zotëri. Vetëm këtu po ta shikosh, te ekonomisti, se sa shkon kostoja. 600 mijë lekë i jap ekonomistit veç në vit, veç për këtë punë, se më bën bilancin muaj për muaj. Muaj për muaj është i detyruar ta bëjë. 40 mijë lekë TVSH në muaj, prap kosto shkon shumë rëndë. Drejt falimentimit!