E përplasi makina në Berat dhe përfundoi poshtë rrotave/ Ndërron jetë në spital i moshuari (EMRI)
Ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit Agron Toska, i cili u përplas nga makina ditën e sotme, teksa ishte …
Kanali 7...
Ish-deputetet e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Orjola Pampuri vizituan këtë të dielë gratë naftëtare që janë futur në grevë në Ballsh. Gjatë takimit, ato dëgjuan shqetësimet e tyre, të cilat thonë se janë braktisur nga shteti.
“Të mbushet xhepi i Arben Ahmetaj dhe i Erjon Braçes dhe Edi Ramës. Paga ime është kacidhe para lekëve që marrin ata. Edi Rama na premtoi se “ari i zi” do të kalojë në Uzinë dhe lekët e prapambetura punëtorët do t’i marrin. Ku është Beso Sulaj? Heshtin. Gropa e zezë nuk është Uzina, gropa e zezë është qeveria, është Edi Rama që po shkatërron gjithçka.”
“Jemi gra të shkolluara. Nuk e kam menduar asnjëherë veten në grevë, por gjendja ekonomike na solli këtu. Jemi pa bukë. Kemi lënë familjen. Jemi në borxhe dhe kredi deri në fyt. Jemi detyruar të hyjmë në grevë për pagat e prapambetura, të cilat nuk i kemi marrë prej dy vjetësh.”
“Ne duam që të na ikin lotët një herë e përgjithmonë. Përpara 40 vitesh kam hapur themelet e Uzinës, sot jam këtu për bukën e gojës. Kjo është e rëndë.”
Grevistet kërkuan një reagim edhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërsa demokratet premtuan mbështetje për ta nga ana e PD kur të vijë në pushtet.
“Edi Rama nuk e shikon realitetin këtu sepse ai po bën shoën e rradhës. Nesër me Partinë Demokratike në pushtet do të keni mbështetjen tone.”
Naftëtaret gra u futën në grevë për të zëvendësuar burrat e tyre. Gjendja e tyre shëndetësore është e rënduar.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Beratit Agron Toska, i cili u përplas nga makina ditën e sotme, teksa ishte …
Një 36 vjeçar shqiptar duket se e ka ndjekur “tersi”. Ai ishte dënuar nga gjykata italiane me 6 vite …
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Berat. Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit,në …
Ndodh në Tiranë. Dy vëllezër për motive të dobëta kanë rrahur njëri-tjetrin. Policia njofton se bëhet fjalë për …
Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas, pasi u kapën me doza kokaine me vete, gati për t’i shpërndarë në …