Kanali 7...

“Jo vaksinimit me detyrim”/ Dhjetëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë: S’jemi kavje

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish  pasditen e kesaj te shtune në sheshin “Nënë Tereza”, duke protestuar kundër vaksinimit me detyrim.

 

Kjo është fundjava e tretë që aktivistë dhe qytetarë janë ngritur kundër vendimit të qeverisë. Me pankarta në duar ku shkruhej “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, “Jo vaksina me forcë, jo 5G” protestuesit u shprehen të shqetësuar, pasi thanë se nuk kanë besim tek përbërja e injeksionit.

 

 

Tubuesit bëjnë gjithashtu thirrje për tubim paqësor dhe pjesëmarrje masive.

 

Pas grumbulimit në sheshin “Nënë Tereza”, protestuesit u zhvendosën në bulevard, duke hedhur parulla përpara Kryeministrisë. Ata thanë se vendimet e qeverisë ndaj qytetarëve duhet të jenë jo me detyrim, siç bëhej në diktaturë