Petkov dorëzon dorëheqjen/ Do të tentojë të formojë kabinetin e ri
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …
Kanali 7...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën, në një vizitë të papritur në Kiev.
“Ne jemi këtu për t’iu dhënë qëndrueshmërinë strategjike që ju duhet”, ka thënë Johnson më 17 qershor, para një takimi të planifikuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Johnson nuk ka dhënë hollësi se për çfarë ndihme është duke folur.
Kievi ka kërkuar nga Perëndimi më shumë artileri të rëndë, duke përfshirë obusët dhe lansueset e raketave, duke thënë se Rusia ka shumë më shumë pajisje ushtarake.
Ukraina është duke humbur gradualisht territor në rajonin lindor të Donbasit për shkak të armatimit të madh rus, kanë thënë ekspertët.
Megjithatë, forcat ukrainase janë duke vazhduar të bëjnë rezistencë të ashpër.
Johnson, i cili ka realizuar vizitën e dytë në Kiev, prej kur Moska ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, ka thënë se forcat ruse janë duke u përballur me numër të madh viktimash.
Vizita e Johnsonit vjen një ditë pas vizitave që kanë realizuar liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë në Kiev, si shenjë e mbështetjes për Ukrainën.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u është drejtuar liderëve të G7 me një video-konferencë gjatë punimeve të samitit. Ai ka kërkuar …
Rusia ka sanksionuar 43 qytetarë kanadezë, duke përfshirë zyrtarë federalë dhe rajonalë, anëtarë të Partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau, …
Shtëpia e Bardhë ka kumtuar se në samitin e vendeve ekonomikisht më të zhvilluara në botë G7, do të vendosen …
Presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, do të diskutojnë më 28 qershor me presidentin turk Recep Tayyip …