Kanali 7...

Kapen dy shpërndarësit e kokainës dhe heroinës

Dy shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi shpërndanin kokainë dhe heroinë në disa qytete të vendit.

Shtetasit e arrestuar në operacionin “Kalaja” janë J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.