U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Korçë
Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të …
Kanali 7...
Bizneset në Gjermani ndihen të rrezikuar nga rikthimi i kufizimeve, pasi sipas tyre karantina e detyruar po pengon punonjësit të shkojnë në punë. Ata thonë se pandemia dobësoi shumë ekonominë dhe se situata nuk duket se do të përmirësohet pasi kufizimet po shtohen.
Gjithnjë e më shumë njerëz po futen në karantinë për shkak të rritjes së numrit të të prekurëve me Coronavirus dhe kjo po sjell pasoja të rënda për ekonominë. Në këtë përfundim ka arritur studimi i kryer në Gjermani nga Risklayer, një platformë që monitoron dhe analizon në internet pasojat e koronavirusit.
Të dhënat treguan se numri i personave që u izoluan në shtëpi gjatë muajit tetor u rrit ndjeshëm, më shumë se 350,000 njerëz janë në karantinë , ndërkohë që në fund të Shtatorit ishin 140,000 persona. Në këtë studim nuk u përfshin rastet që po vetë-izolen dhe prindërit që duhet të qëndrojnë në shtëpi sepse shkollat ose qendrat ditore janë të mbyllura. Përballë kësaj dukurie, ekonomia gjermane po jep alarmin.
“Ndërsa numri i infeksioneve rritet, rreziku për kompanitë tona është që punonjësit të mos jenë në gjendje të vijnë në punë ose për shkak të një infeksioni ose për shkak të një karantine të urdhëruar nga departamenti i shëndetësisë. Ne nuk mund të lejojmë pakujdesi sociale dhe private në kuptimin më të mirë të fjalës, sepse kjo shkon krah për krah me humbjet operacionale dhe ekonomike”- tha për Reuters, Presidenti i Shoqatës Qendrore të Mjeshtërive Gjermane (ZDH), Hans Peter Wollseifer.
Qeveritë federale dhe shtetërore duan të shmangin një bllokim të ekonomisë për aq kohë sa të jetë e mundur. Por tani po shfaqet një lloj dobësimi informal i ndërmarrjeve. Shoqatat e biznesit paralajmëruan që në valën e pare, se punonjësit do të mungonin pasi prindërit duhet të kujdeseshin për fëmijët e tyre në shtëpi.
Edhe pse preken gjithnjë e më shumë njerëz autoritetet shëndetësore nuk shohin ndonjë alternativë në luftën kundër përhapjes së virusit, përveç karantinës.
Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të …
Në sezonin e korrjes së grurit, sytë e fermerëve janë te fabrikat e përpunimit dhe te qeveria. Gruri këtë …
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ishte edhe në Pezë, ku zhvilloi një takim edhe …
Shtohen kontrollet nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë përdoruesit e …
problem të madh: mungesën e fuqisë punëtore. Vasil Bedinaj, pronar i një hoteli në Vlorë, thotë se shërbimi ndaj turistëve …