Kanali 7...

Karantina uli dëshirën seksuale të meshkujve

Pandemia u bë pengesë për jetën seksuale të shumë çifteve. Gjatë izolimit pranverën e shkuar, 6 në 10 burra kishin një dëshirë më të ulët për seks. Për 24% të anketuarve, kjo gjendje vijon ende edhe tani.

 

Të dhënat u publikuan pas një studimi të kryer në internet në vitin 2020 nga Shoqata Italiane e Andrologjisë. Rezultatet e para të studimit u publikuan këtë të enjte. Në studim u përfshinë 2.692 njerëz në të gjitha rajonet në Itali dhe të dhënat reguan se 59% e burrave në karantinë nuk ishin aktivë seksualisht.

 

Ka patur shumë faktorë që kanë vënë në provë erosin, duke filluar nga ankthi e shqetësimi se çfarë do të ndodhë, afërsia e tepërt me partnerin apo edhe largësia për një kohë të gjatë për çiftet që nuk jetojnë bashkë. Marrëdhëniet seksuale u përmirësuan kur kufizimet u lehtësuan, por 24% e burrave konfirmuan se kanë akoma vështirësi.

 

Sondazhe të shumta, thuhet në studim, konfirmojnë një rënie të aktivitetit seksual gjatë karantinës, aq sa vetëm 1 në 5 burra ka mbajtur aktivitet të ngjashëm seksual si para pandemisë. 8 nga 10 burra pranojnë se kanë patur rënie të dëshirs seksuale.