Kanali 7...

Katër turistë rusë u gjetën vdekur në hotel në Qerret, dalin detaje të reja

Raportohen të tjera detaje në lidhje me tragjedine e të premtes në mbrëmje ne Qerret të Kavajës ku në një hotel u gjetën të pajete 4 turistë rusë.

Dy burra dhe dy gra vdiqen teksa ndodheshin në ambjentet e saunës së një hoteli në Qerret ku kishin ardhur për të pushuar.Viktimat janë identifikuar si: Sergei Burenkov, 60 vjeç, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Nikita Belousov, 37 vjeç Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Mësohet se stafi i hotelit, konkretisht recepsionisti ka gjetur 4 trupat e pajete. Ai ka shkuar te trokase dhe pasi dera nuk hapej ka folur por askush nuk pergjigjej.

Menjehere ai dhe personeli tjetër i hotelit ne Qerret kanë telefonuar policinë. Telefonate e cila është bërë rreth orës 22:30 e ditës së premte ndërsa policia ka ardhur pak caste më vonë.

Paraprakisht policia tha se shkak për humbjen e 4 jetëve të jetë bërë asfiksia në sauna.

Janë marrë në pyetje  ndërkohë edhe të gjithë personat që kanë qënë në atë kohë në hotel,turistë dhe punonjës.

Instituti i mjekesise ligjore po kryen ekspertizen e trupave te pajete per te zbardhur shkakun e vdekjeve/