Kanali 7...

Kavajë/ Po lëvizte me biçikletë, e përplas makina për vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të hënë në Kavajë.

Në vendin e quajtur “Pompat e Ujit”, mjeti me drejtues B.H. ka aksidentuar biçiklistin shtetasin L.Gj., 78 vjeç. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.