Kanali 7...

Kërcënoi me armë një person për t’i marrë lekët/ Kapet 32-vjeçari

Policia e Tiranës kapi këtë të martë një 32-vjeçar i shpallur në kërkim. Ai u arrestua në orët e para të mëngjesit për një ngjarje të ndodhur në datën 19 qershor.

 

I prangosuri kishte qëlluar në ajër në Fushë-Bulqizë, duke kërcënuar një person, për t’i marrë një shumë parash.

 

Ndaj të riut ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Dibrës sepse akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.