Kanali 7...

Kërkesa e PD-së, Bylykbashi: Duam fushë loje të barabartë!

I ftuar në “Zgjedhje 2021”, kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi u ndal edhe tek zgjedhjet parlamentare, ku deklaroi se ajo çka kërkon opozita në 25 prill është një fushë të barabartë rregullash. Ai shtoi se opozita nuk mund të vijë kurrë në pushtet pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kemi një sistem Prokurorie, i cili përditë e më shumë është në një presion dhe nuk po godet ashtu siç duhet. SPAK-u ende duhet të jape prova që godet. Imagjinoni sikur kësaj t’i mbivendoset një pale zgjedhje të bëra keq, jo në interesin e zgjedhësve, siç tha ODIHR në vitin 2019 dhe kjo të krijojë një situate tjetër paqartësie dhe instabiliteti politik. Ajo që kërkon opozita, sepse opozita nuk mund të vijë kurrë në pushtet pa zgjedhje të lira dhe të ndershme… ndaj, ajo që po kërkon opozita është fushë rregullash e barabartë, zbatimi i ligjit dhe I standardeve ndërkombëtare dhe me këto ne fitojmë zgjedhjet. Të gjitha mesazhet që vijnë nga z. Palmer, përfshirë atë që ‘persona që vijnë nga bota e korrupsionit apo krimit nuk duhet të jenë në Parlament apo poste drejtuese’ janë në funksion të kësaj kërkese që ka opozita.”

Po ashtu, Bylykbashi u përplas edhe me Gjergj Bojaxhiun lidhur me situatën e krijuar në Rinas, pasi kontrollorët e trafikut ajror kanë ndërprerë punën.

Pjesë nga debati:

Gjergj Bojaxhi: Çështja qëndron si do hapet aeroporti, sepse këta punonjës kanë një vit që punojnë me këto kontrata. Tani ata nuk janë të kënaqur

Oerd Bylykbashi: Ta zgjidhë problemin!

Gjerhgj Bojaxhi: Të zgjidhë problemin, çdo me thënë…

Oerd Bylykbashi: Po shqiptarët ç’faj kanë që Rama nuk zbaton ligjin?

Gjergj Bojaxhi: Çështja qëndron, që nëse ne duam ta trajtojmë këtë gjë me objektivizëm dhe jo me populizëm, do të thotë … çfarë do më thënë zbato ligjin, ku është shkelur ligji? Se për mua, fakti që ato kanë një vit me ato kontaratq pune dhe vendime bordi është e ligjshme. Nga ana tjetër, në qoftë se ata, pa zbatuar ligjin dhe procedurat, sepse dikush ka thënë “unë jam i stresuar, s’dua të punoj” e ka shkarkuar në vend dhe nuk lejohet që të shkarkosh punonjësin, se duhet ta lajmërosh dy javë më përpara etj etj, domethënë që kanë shkelur ligjin dhe këta.