Biden nënshkruan ligjin për kontroll të armëve
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kanali 7...
Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi.
Testimi masiv vjen disa ditë pas zbulimit të dhjetëra rasteve me koronavirus, të cilat lidhen me një spital që trajton pacientët që kthehen nga jashtë.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha të hënën se “i gjithë qyteti do të testohet brenda pesë ditësh”.
Rreth 114,862 njerëz – përfshirë staf mjekësor dhe pacientë të shtrirë së voni në spitalet e qytetit – kanë dalë tashmë negativë, tha Komisioni Shëndetësor i Kingdaos.
Në maj, Kina ka testuar gjithë qytetin e Vuhanit – me 11 milionë banorë – i cili ka qenë epiqendër e pandemisë globale të koronavirusit.
Kina, në masë të madhe, e ka vendosur virusin nën kontroll, për dallim prej pjesëve të tjera të botës që kanë ende shifra të larta.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur 37.5 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 1 milion kanë vdekur dhe mbi 26 milionë janë shëruar./R.E.L
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Akademia për Jetën e Vatikanit vlerësoi të premten vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së për abortin, duke thënë se …
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit vdekjeprurës të 22 qershorit. Si pasojë e …
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, biseksualë dhe transgjinorë) pritet të mbahet më 25 qershor në …
Klinikat e abortit kanë nisur të mbyllen në disa shtete amerikane, pas vendimit të Gjykatës Supreme të premten, i cili …