Kanali 7...

Kishin kërkuar azil, riatdhesohen nga Franca dhjetëra shqiptarë

25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhesuar këtë të martë.

Policia e Shtetit iu bën apel të gjithë shqiptarëve që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.