Kanali 7...

Kishte zaptuar hapësirat e plazhit në Ksamil/ Policia sekuestron 132 çadra dhe shezlongë, nën hetim pronari

Pronari i një subjekti, 36-vjeçari me iniciale A.L është vënë nën hetim pasi kishte zaptuar hapësirën publike të plazhit në vendin e quajtur “4 ishujt” në Ksamil duke vendosur 132 çadra dhe shezlongë pa pasur lejen përkatëse.

 

132 çadrat dhe shezlongët u sekuestruan në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë.

 

Materialet në ngarkim të pronarit të pronarit të subjektit u referuan në Prokurori dhe nisi hetim ndaj tij për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.