Kanali 7...

Klosi në “Quo Vadis”: Do të kemi një bum turistësh vitet e ardhshme

Turizmi ishte një nga sektorët më të goditur këtë të vit nga kriza e shkaktuar nga koronavirus.

Ministri Blendi Klosi, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus tha se turistët që vizituan Shqipërinë ishin kryesisht nga rajoni.

Sipas tij, me përfundimin e Rrugës së Kombit dhe një sërë investimesh të tjera strategjike, do të ketë një “bum turistësh” vitet e ardhshme.

“Pati biznes po, pati dhe fitime, por pandemia e ndikoi. Sektori i bregdetit shkoi mirë, po ashtu edhe me postimet pati një aleancë. Ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, ne vizituam më shumë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo mund të na shërbejë që nëse pandemia shtron vitit tjetër, vera që do vijë do jetë e ndikuar nga ofertat turistike që tashmë njihen. Shqiptarët, si ata të Durrësit, Lezhës, po ashtu edhe shqiptarët e Tetovës të kenë të njëjtin destinacion. Pati shumë qytetarë, maqedonas, serbë, por besoj që ia dolëm. Me përfundimin e Rrugës së Kombit, edhe me përfundimin e një sërë investimesh strategjike, unë mendoj se do kemi një bum turistësh. Fund korriku, fillim gushti struktura bregdetare kishin një okupim të konsiderushme. Hotelierët shqiptarë ruajtën një lloj standardi. E kemi thënë që në fillim të pandemisë që bizneset në Shqipëri nuk do preken, ndërkohë që në Greqi, Kroaci ishin të mbyllyra si destinacione.”