Kanali 7...

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit/ Erdogan mohon dërgimin e luftëtarëve sirianë në Karabakh

Rexhep Tajip Erdogan ka mohuar akuzat se ushtarët sirianë që kanë mbështetjen e Turqisë u dërguan në rajonin e Nago-Karabakh-ut, me qëllim që të luftojnë në krah të Azerbajxhanit kundër armenëve.

Edhe pse i hodhi poshtë prentedimet e perëndimorëve për dërgimin e ushtarëve, udhëheqësi turk tha se vendi i tij është i gatshëm që të krijojë cdo lloj mbështetje për Azerbajxhanin.

“Shumë thonë se ne kemi dërguar luftëtarë sirianë atje. Ata i kanë duart e tyre plot në vendin e tyre dhe nuk kanë arsye që të shkojnë në Nago-Karabakh”, deklaroi Erdogan.

Nga ana tjetër, ai konfirmoi praninë e luftëtarëve sirianë pro-turq në Libi, ku mbështesin qeverinë libiane të njohur ndërkombëtarisht të vendosur në Tripoli.