Incidenti mes efektivëve dhe fotoreporterit Genti Shkullaku/ Reagon policia: Po kryejmë verifikime
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi mbrëmë mes bluve të Tiranës dhe fotoreporterit të LSA, …
Kanali 7...
Koreja e Veriut ka njoftuar të shtunën për 21 vdekje nga “temperatura”, teksa tha se mbi gjysmë milion persona janë të sëmurë. Këto njoftime vijnë dy ditë pasi u konfirmuan rastet e para me sëmundjen COVID-19 në këtë shtet.
Pavarësisht aktivizimit të sistemit “të karantinës emergjente” për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes në mesin e popullsisë të pavaksinuar, Koreja e Veriut tani po përballet me dhjetëra-mijëra raste të reja çdo ditë.
Vetëm të premten “mbi 174,440 kishin temperaturë, të paktën 81,430 u shëruan plotësisht dhe 21 vdiqën”, raportoi agjencia e lajmeve, KCNA.
Të enjten, Koreja e Veriut konfirmoi se në Phenjan ishte detektuar varianti shumë ngjitës i koronavirusit, Omicron, teksa lideri verikorean, Kim Jong Un urdhëroi izolim në mbarë vendin.
Ky ishte konfirmimi i parë zyrtar i rasteve me COVID-19.
Prej fundit të prillit deri më 13 maj, mbi 524,440 persona janë sëmurë, tha KCNA, ndërkaq 27 vdekje janë regjistruar deri më tani.
Në raportimin e kësaj agjencie nuk u specifikua nëse rastet e reja dhe vdekjet ishin të konfirmuar me COVID-19, por ekspertët thonë se ky shtet po ka vështirësi që të testojë dhe të diagnostikojë personat me koronavirus.
Koreja e Veriut ka thënë se vetëm një prej gjashtë vdekjeve të njoftuara të premten, kishte qenë pozitiv për koronavirus.
Lideri verikorean, Kim Jong Un, tha se ky shpërthim po shkaktonte “trazira të mëdha” në Korenë e Veriut, teksa mori pjesë në një mbledhje për të diskutuar për situatën me pandeminë.
Koreja e Veriut ka një prej sistemeve shëndetësore më të këqija në botë dhe nuk ka asnjë vaksinë kundër koronavirusit, po ashtu nuk ka ilaçe antivirale për trajtim ose kapacitete për testim në masë, thanë ekspertët./R.E.L
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi mbrëmë mes bluve të Tiranës dhe fotoreporterit të LSA, …
Peshq të ngordhur kanë mbuluar kanë mbuluar sipërfaqen në ujrat e Lumit Drin në Lezhë. Ky fenomen është vënë …
Ismail (Ballist) Morinaj është vënë në pranga ditën e sotme në pikën kufitare Morinë. Lajmi është bërë I ditur …
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dod Lalaj. Lalaj, banues në fshatin Domgjonaj në Mirditë I janë sekuestruar lëndë plasëse …
Mbrëmja e së martës në Tiranë u shndërrua në një arenë përplasjesh të ashpra mes tifozëve të Romës dhe atyre …