Kanali 7...

“Koronavirusi po vret më pak”. Statistikat tregojnë ulje të fataliteteve nga virusi në Europë

Gazetari dhe komentatori  i televizionit Sky News në Australi, Andrew Bolt,  ka trajtuar ne media nje fenomen qe po vihet re në valën e dytë të infektimeve me Covid-19. Ndërkohë që raportohet se numri i infektimeve në Europë është rritur, nuk ka ndodhur e njëjtja gjë me numrin e vdekjeve. Duke iu referuar te dhenave , në vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vende te tjera te Europës është vënë re se numri i vdekjeve ka mbetur i pandyshuar, krahasuar me fazen e pare te infektimeve.

ANDREW BOLT: Për shembull Franca, ka një rritje të numrit të infektimeve madje më të lartë se në valën e parë, por nuk ka rritje në numrin e vdekjeve. 

Gazetari përmend gjithashtu edhe Holandën dhe Belgjikën, si vende të cilat realizuan izolimin si mjet parandalues kundër virusit, por që u përballën sërish me një valë të dytë infektimesh por njësoj si edhe Franca, jo me një valë të dytë vdekjesh.

Bolt intervistoi edhe eksperten e sëmundjeve infektive, Soo Aleman e cila tregon fenomenin e imunitetit të tufës, si një faktor i cili mund të ketë ndikuar në numrin konstant të vdekjeve. Gjithashtu ve ne dukje se vdekjet si pasojë e Covid-19, kryesisht vijnë si pasojë edhe e sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Duke përmendur kërkimet e fundit të ndërmarra në Suedi, vendi i cili nuk u izolua asnjëherë nga pandemia, ekspertja është shprehur se pjesa më e madhe e suedezëve i kanë respektuar shumë mirë rregullat qysh prej fillimit të pandemisë, duke përfshirë distancimin social.

SOO ALEMAN: Suedezët janë të prirur të ndjekin rregullat e autoriteteve shumë mirë. Pjesa më e madhe i kanë ndjekur rregullat prandaj dhe nuk kemi një rritje të infektimeve.

Sipas Bolt nuk ka nevojë për të krijuar panik pas zbulimit te faktit se virusi nuk ka më atë fuqi krahasuar me fillimin e pandemisë.