Kanali 7...

Kosova mundet nga Sllovenia/ Fitojnë Greqia e Anglia, Franca e Portugalia ndahen në barazim

Kosova nuk ka mundur ta harrojë lehtë humbjen me Maqedoninë teksa dhe mbrëmjen e djeshme shënoi tjetër disfatë. Dardanët u mundën më rezultatin minimal 1 me 0 nga Sllovenia  në stadiumin ”Fadil Vokrri”. Miqtë u treguan të kujdesshëm që në fillim të takimit duke mos lënë shumë hapësira dhe në rastin më të mirë shënuan me Vuckic. Në fraksionin e dytë të lojës sllovenët administruan mirë ndeshjen. Edhe pse Kosova provoi disa herë të shënonte, mungoi finalizimi, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 0-1. Pas kësaj disfate, objektivi i dardanëve për të arritur majat  bëhet dhe më i vështirë pasi në tre ndeshja kanë arritur të marrin vetëm një pikë. Tekniku Bernard Shaland tha se nuk është i kënaqur me skuadrën dhe lojtarët po kalojnë një periudhë të vështirë.

 

BERNARD CHALLANDES / TRAJNER I KOSOVËS

”Nuk mund të jemi të lumtur me humbje, as unë nuk jam i kënaqur. Jam i zhgënjyer për lojtarët se ne bëmë paraqitje të mirë, kemi pësuar një gol budalla. Mendova se ky ishte ekipi më i mirë për këtë ndeshje. Kololli ka luajtur në klub si sulmues e kjo nuk mund të thotë që nuk mund të luajë si mbrojtës. Por asnjëherë nuk më keni pyetur pse në klub nuk ka luajtur asnjëherë si mbrojtës. Kjo është zgjedhje, kemi probleme për të shënuar në këtë periudhë, nuk është për individë të caktuar. ”

 

Ndërkohë Greqia fitoi 2-0 përballë Moldavisë, duke udhëhequr kështu grupin 3, të Ligës C, në të cilin ndodhet edhe Kosova. Ndërsa këtë të mërkurë grekët do presin në shtëpi Kosovën, në një sfidë që mund të vendose shumë për fatin e dardanëve. Mbrëmja e djeshme mbylli dhe  sfidat e tjera të vlefshme për Ligën e Kombeve.

 

Supersfida  ishte padyshim ajo mes Francës dhe Portugalisë me dy kampionët që u ndanë në një barazim pa gola edhe pse rastet nuk munguan. Italia nuk mori  më shumë se një pikë në transfertë ndaj Polonisë, ndërsa Anglia fitoi me përmbysje me Belgjikën ku protagonistë ishin Rashford dhe Mount, ndërsa golin e vetëm për belgët e shënoi Lukaku.