Kanali 7...

Kosova regjistron një viktimë dhe 852 raste të reja me koronavirus

Kosova regjistron një viktimë dhe 852 raste të reja me koronavirus. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Rastet e reja dolën pas testimit të 2.201 mostrave, ndërkohë 38.7 për qind e mostrave dolën pozitive me virusin e COVID-19. Në 24 orët paraprake janë shëruar 394 persona, bëri të ditur MSH-ja.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 5.359.

 

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me COVID-19, gjë që ka shtyrë autoritetet të shpeshtojnë thirrjet që qytetarët të vaksinohen dhe të bartin maskë në ambiente të mbyllura.