Kanali 7...

Kosovë-Serbi përplasen në OKB/ Osmani replikon me shefin e diplomacisë së Beogradit

Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dominuar në debatet në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mosmarrëveshjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për reciprocitetin e targave dhe aksioni i policisë së Kosovës për konfiskimin e mallrave të kontrabanduara shkaktoi perplasje verbale mes presidentes së kosovës, vjosa osmani dhe ministrit të jashtëm të serbisë, Nikola Selakoviç.

Osmani mbrojti opercacionin kundër krimit të organizuar duke theksuar se është i panegociueshëm.

“Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme. Të negociosh e të bësh kompromis me krimin është të bëhesh njëri prej tyre. Operacioni i 13 tetorit ishte i drejtuar kundër krimit dhe kontrabandës dhe se shumica e të arrestuarve ishin shqiptarë. Aksioni ka qenë i përbërë nga zyrtarë të zbatimit të ligjit nga komuniteti shqiptar dhe serbë.

Prishtina është e angazhuar të vazhdojë dialogun me Beogradin, por sipas Osmanit kjo e fundit duhet të pranojë realitetin, që Kosova është e pavarur.

“Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e pranishme në tavolinën e bisedimeve, por gjithashtu të angazhohet në mënyrë aktive në dialog ku qëllimi përfundimtar është njohja reciproke. Dialogu është në mes të dy palëve të barabarta, që duhet të trajtohen kështu.”

Ndërkohë Ministri Selakoviç tha se situata e sigurisë në Kosovë ka qenë e karakterizuar me incidente ku janë shënjestruar serbët.

“Njëanshmëria e Prishtinës po shkatërron çdo përpjekje për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse. Institucionet e përkoshme vetëqeverisëse vazhdojnë të marrin hapa të njëanshëm dhe refuzojnë zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.”

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, Diplomati i Rusisë tha se situata në veri përbën shqetësim të madh.Sipas tij ajo është përkeqësuar për shkak të veprimeve të Prishtinës.