Dhoma amerikane: Jo amnistisë/ “Sjell pastrim parash dhe evazion. Biznesi po goditet nga monopolet”
Teksa qeveria ka avancuar në nismën e saj, për të miratuar draftin e amnistisë fiskale, komuniteti i biznesit e sheh …
Kanali 7...
Gratë sipërmarrëse janë bërë bashkë për herë të parë për të krijuar Dhomën Ekonomike. Kjo organizatë ka si qëllim hartimin dhe zhvillimin e politikave më të mira për fuqizimin ekonomik të gruas. Kryetarja e dhomës Antonela Hako, e vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet politikëbërëse.
ANTONELA HAKO
SIPERMARRESE
Dhoma ekonomike e gruas i ka vënë qëllim vetes që të krijojë një rreth të gjerë për të mbështetur biznesin, interesat e grave sipërmarrëse, profesionistët dhe të punësuarit në të gjithë sektorët e ekonomisë. Pra ofrimin e shërbimeve të ndryshme përmes politikave favorizuese për mbështetjen ekonomike dhe sociale, ofrimin e aktiviteteve promovuese dhe zhvilluese, bashkëpunime rajonale dhe kombëtare, zhvillimin e politikave që ekonomia dhe bizneset shqiptare të shtrihen dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në rajon.
E pranishme ishte edhe ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj, e cila u ndal edhe tek domosdoshmëria që sipërmarrjet e drejtuara nga gratë te shtrihen edhe në zonat rurale.
ANILA DENAJ
MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
Sot, në nivel biznesi kemi 30 % të bizneseve që drejtohen dhe kanë aksionere gra. Nuk është një përqindje e ulët, as ajo që përfaqëson realitetin. E dimë shumë mirë që pas 70% të burrave janë gra të suksesshme, jane ato që e çojnë përpara atë ndërmarrje. CEO zë vlen si në aspektin e gruas në përfaqësimin juridik dhe ajo qe menaxhon e drejton.
Dhoma Ekonomike e Gruas do të shërbejë si urë komunikimi mes sipërmarrjeve dhe qeverisë për të përmirësuar klimën e biznesit.
Teksa qeveria ka avancuar në nismën e saj, për të miratuar draftin e amnistisë fiskale, komuniteti i biznesit e sheh …
Draft-ligji i tatimit mbi të ardhurat i publikuar për konsultim nga ministria e financave ka përfshirë në debate grupet e …
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim disa detaje nga projektligji për amnistinë fiskale. Në draftin e rishikuar, deklarimet vullnetare …
Në sezonin e korrjes së grurit, sytë e fermerëve janë te fabrikat e përpunimit dhe te qeveria. Gruri këtë …
problem të madh: mungesën e fuqisë punëtore. Vasil Bedinaj, pronar i një hoteli në Vlorë, thotë se shërbimi ndaj turistëve …