“Putin e do Kosovën një dështim”/ Kurti akuzon Vuçiç për trajtimin e shqiptarëve të Preshevës
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Kanali 7...
Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias mbërrit sot në Tiranë, në të parën vizitë të tij zyrtare në vendin tonë. Ashtu si dhe paraardhësi i tij, Nikos Kotzias, edhe Dendias është pritur me protesta përpara Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ku PDIU dhe Lëvizja Vetëvendosje janë mbledhur në shenjë proteste për Çështjen Çame dhe për marrëveshjen e kufirit detar.
E pikërisht kjo e fundit pritet të jetë dhe kryefjala e këtij takimi, ku Athina zyrtare jo pak herë gjatë kohëve të fundit, ka deklaruar se do të shtrihet me 12 milje në detin Jon.
Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar se kreu i diplomacisë greke do të takohet me Ministrin në Detyrë Gent Cakaj, Kryeministrin Edi Rama me të cilin do të ketë dhe një deklaratë të përbashkët për shtyp, Presidentin Ilir Meta, liderin e opozitës Lulzim Basha, kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe bizneset greke.
Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë u firmos fillimisht në vitin 2009 mes Bashës dhe Bakojanis, marrëveshje kjo e rrëzuar nga Gjykata kushtetuese. Me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias zhvilluan një sërë takimesh për shportën e çështje ne te hapura mes dy vendeve dhe ne shume raste u deklarua se tashme ishin shume pranë zgjidhjes se kufirit detar. Tashme prit qasja e ministrit Dendias dhe qeverise se re greke.
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel kishte në fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe …
Pas miratimit të propozimit francez nga parlamenti bullgar që nënkupton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për të vazhduar …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …