Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Kanali 7...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të martë një takim me kryesinë e forcës së saj politike në Durrës, për të përcaktuar objektivat e fushatës.
Sipas saj, LSI, jo vetëm që do të dalë forcë e parë në Durrës, në këto zgjedhje, por do t’i “thyejë hundët” edhe kryeministrit Rama.
Ai bëri thirrje për të ndezur motorët e fushatës në maksimum për të krijuar bindjen te çdo qytetar që “Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”.
“Ne sot mendojmë që Durrësi ka nevojë për një fytyrë të re, ka nevojë për angazhimin e një ekipi të jashtëzakonshëm qytetar që ka vlera dhe që dashje pa dashje llumi dhe balta i ka mbuluar por qe erdhi koha dhe shiu i madh do ti lajë njëra pas tjetrës. Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë.”
Kryemadhi u shpreh se vizioni i LSI-së është rindërtimi i të ardhmes së fëmijëve.
“Jam e bindur që gara do të jetë midis Tiranës, Fierit dhe Durrësit, kush do të jetë i pari. Kemi një garë shumë të madhe me grupin e Tiranës, po kështu një garë shumë të madhe me grupin e Fierit. Është një garë e cila është për të mirë, për pozitivitet, është garë idesh, nuk është garë votash. Është garë idesh për t’iu ofruar qytetarëve dhe më shumë të rinjve dhe të rejave mundësi të cilat u janë mohuar në këto vite, sepse ajo që është sot shumë më e rëndësishme, është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, e cila është më e rëndësishme se e ardhmja politike e kujtdo politikani qoftë ky, duke filluar nga kryeministri ynë i degraduar me qenë se ka merakun e LSI-së, për të vazhduar me gjithë shpurën e tij. Ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar më çdo qytetar, për të komunikuar me ta, për të qenë prezent, për të dhënë vizionin tonë. Sepse vizioni i LSI-së nuk është thjesht për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Edi Rama xhepat e vet apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve.”
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …