Kanali 7...

Kryemadhi kërcënon Ramën: Do të skuqesh në tigan në 25 prill

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi kërcënoi kryeministrin Edi Rama se në 25 prill do të marrë një përgjigje nga shqiptarët për gjithçka ka bërë në vend.

 

Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, Kryemadhi ju përgjigj Ramës, i cili me ironi e quan LSI partinë e tiganit.

 

“Te tigani do skuqet se nuk ka rrugë tjetër. Do skuqet fap-fap si pallaçinkë do ta skuqin shqiptarët më 25 prill. Jo 1 mln vota, po tre mln vota ke atje, te tigani i shqiptarëve Edi Rama ke për t’u përvëluar.”