Kanali 7...

Kryemadhi për Ramën: Pas bëri show në mëngjes, Rama votoi kundër fermerëve pasdite

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se kryeministri Edi Rama votoi kundër fermerëve në Parlament, pavarësisht ftesës që iu bëri dhe takimit që realizoi sot me ta.

 

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkroi se LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por, qeveria, sipas saj, vijoi propagandën e lugës bosh.

 

“Pasi bëri shown e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament! Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave. Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video. Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar. LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.”